FB IG
Image Alt

HISTORIA JONË

1992

Tradita vazhdon...

Aquila Liquori është themeluar në 1992 dhe në shumë pak kohë arriti sukses në tregun Shqiptar. Pasioni për teknologjinë dhe kualitet të lartë ka qënë faktori kryesor për zmadhimin dhe modernizimin ditë pas dite.

Aquila Group

Ndër vite!

Themelimi
Distileria Aquila Liquori u themelua në 1992 dhe në shumë pak kohë arriti sukses në tregun Shqiptar. Në fillimet e saj, u ndërtua një stabiliment i ri modern me drejtim kryesor prodhimin e likereve të ndryshme. Më vonë vijoi investimi në kolona periodike distilimi për prodhimin e rakisë të rrushit dhe brendi të cilësisë së lartë. Pasioni për teknologjinë dhe kualiteti i lartë ka qënë faktori kryesor për zmadhimin dhe modernizimin ditë pas dite.
Themelimi
1992
Kantina e verërave
Në vitin 2000, u përfundua kantina për prodhimin e verërave të bardha dhe të kuqe, e pajisur me aparatura e teknologji të fundit italiane. Gjithashtu, në këtë vit u prodhua vera e kuqe Kallmet nga një varietet rrushi autokton.
Kantina e verërave
2000
Distileria
U ndërtua nje distileri moderne e prodhuar ne Itali me certifikate CE, e cila rriti kapacitetin dhe kualitetin duke e bërë distilerinë Aquila Liquori lider në tregun vendas. Investimet e vazhdueshme kanë bëre të mundur rritjen e kapacitetit te kantinës duke tejkaluar kërkesen e tregut vendas. Aquila Liquori mbulon rreth 75% të tregut Shqiptar.
Distileria
2004
Eksport
Si rezultat i investimeve moderne të vazhdueshme, i rinovimit të teknologjive të prodhimit, të lëndëve të para të kontraktuara nga ndërrmarje të njohura italiane, Aquila Liquori me bashkëpunimin me partnerët francez Tradexal, nis eksportin e whiskyt dhe brandyt drejt vendeve te BE, Francë, Itali, Sllovaki, Angli, Spanjë dhe Poloni. Marrëveshje afatgjata me këto vende kanë qenë synimi i kompanisë per mbajtur prodhimin në kapacitet të plotë.
Eksport
2007
Eksport në Kinë
Aquila Liquori eksporton për herë të parë në Kinë me produkt te gatshëm si xhin, brendi, whisky dhe likere të ndryshme.
Eksport në Kinë
2016
Investime
Kompania gjithashtu ka investuar në ambiente vjetërimi me kapacitet të madh për vjetërimin e produkteve si rakia, brandy dhe whisky. Në 2017, u ndërtua kantina e vjetërimit prej 3000 m2 e cila ka nje kapacitet mbajtës prej 16,000 fucive. Fucitë e lisit amerikan përdoren për vjetërimin e rakisë , whiskyt dhe brandyt.
Investime
2017
2020

Në zgjerim!

Investimet e vazhdueshme kanë bëre të mundur rritjen e kapacitetit te kantinës duke tejkaluar kërkesen e tregut vendas. Aquila Liquori mbulon rreth 75% të tregut Shqiptar. Nevoja për të gjetur tregje të mëdha, e ka bëre Aquila Liquorin eksportuesin numër 1 në Shqipëri dhe në rajon, për distilate si Whisky, Brandy, Gin në Francë, Gjermani, Angli, Itali dhe Kinë.

Partneri ynë!

Tradexal është një filial i Aquila Group. Themeluar në 1989, në Montpellier France, Tradexal është i specializuar në marketing dhe shpërndarje drejt tregjeve ndërkombëtare.
Ekipi ynë multikulturor karakterizohet nga punëtorë profesionistë, qëllimi i të cilëve është të zgjerohen në të gjithë botën.
Për më shumë informacion në lidhje me Tradexal, klikoni në këtë link.