FB IG

Aquila Liquori

Metodat

Të trashëguara ndër vite, metodat e përdorura në kantinën tonë janë mjaft të thjeshta: distilate me cilësi të mirë, kantina vjetërimi të adaptuara, fuçi të punuara me mjeshtëri dhe më e rëndësishmja një mjeshtër kantine shumë i aftë. Kantina jonë i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme si temperaturën, higrometrin, ndriçimin, ventilimin dhe funksionalitetin.
Ndërsa jemi gjithnjë në kërkim të diçkaje më të mirë, investimet tona të fundit janë përqëndruar në realizimin e një kantine të madhe ultra-moderne (25,000 fuçi), pasi infrastruktura e adaptuar është element i domosdoshëm për sukses.

Pasion, dedikim, zhvillim...

Kjo është formula sekrete e Kantinës tonë!

Si një person përgjegjës për maturimin dhe përzierjen e alkolit tonë të pijshëm, kompetent dhe i trajnuar mirë në lidhje me njohuritë e reja shkencore, dhe një shijues i shkëlqyeshëm, Mjeshtri ynë i kantinës përpunon produktet tona të ndryshme, duke iu përgjigjur dëshirave të klientëve tanë.
Kërkesat sanitare, procedurat e ndryshme të trajtimit, instinkti natyror, administrimi i stoqeve dhe një organizim i jashtëzakonshëm janë të gjitha pjesë të punës së tij të përditshme.

Whisky

Whisky-t tonë distilohen kryesisht nga tre drithëra (grurë, misër dhe elb të maltuar) dhe vijnë nga një përzgjedhje e rreptë e grurëve europian. Whisky ynë është në përputhje me të gjitha direktivat europiane 1999-2000-2003 dhe rregulloret 1829 dhe 1830 të 2003, në lidhje me substancat që mund të ndikojnë në to. Drithërat që janë përdorur për të prodhuar whisky-n tonë, nuk kanë alergene, nuk janë modifikuar gjenetikisht (OMGJ) dhe nuk janë trajtuar me rrezatim jonizues. Në përbërjen e tyre nuk shtohet asnjë aromatizues, sheqer ose aditivë të tjerë.
Të gjitha whisky-t prodhohen në distilerinë tonë sipas metodës Patent Still. Maltet që përdoren për përzierjet janë bërë duke përdorur metodën Pot Still. Pas përzjerjes, whisky-t futen në proçes vjetërimi, duke u maturuar në kantinat tona gjatë një periudhe nga tre deri në tetë vjet.

Brendi

Njëlloj si whisky-t tanë, brendit dhe rakitë tona prodhohen gjithashtu me kujdes maksimal nga distilatet e verës të më shumë se tridhjetë llojeve të varieteteve të ndryshme të rrushit. Rajoni ynë i ngrohtë dhe me diell është djepi i vreshtarisë ku Grekët ishin verëtarët e parë. Secila nga varietetet tona të rrushit, megjithëse janë shumë pak të njohura në botën perëndimore, sjell vecantinë në shije pasi janë shumë të pasura në aroma.
Një njohuri tradicionale, si në njohjen e varieteteve të rrushit, ashtu edhe mbi verërat e tyre, mjeshtërinë e distilimit tradicional dhe modern, trajnimet për shijet perëndimore dhe mjetet e punës të adaptuara, i bëjnë brendet dhe rakinë tonë të shkëlqyera dhe në të njëjtin nivel me produktet e vendeve më të mira që janë prodhuese tradicionale. Të gjitha distilatet kalojnë përmes një procesi vjetërimi në kantinën tonë nga 6 muaj deri në 8 vjet.