Është një pije alkoolike e hidhur tipike e vendit.
Fërnet Liburn është një produkt tipik i kësaj kantine. Përmban ekstrakte alkoolike të shumë bimëve mjekësore aromatike. Mund të përmendim Genciana Lutea, Rabarbaro Tibetit, Aloe di Capo, Iris, Menta piperita etj.
Përgatitja e ekstrakteve alkoolike nga bimë të ndryshme bëhet në kantinë në ekstraktorë tipikë, sipas një proçesi teknologjik të veçantë e unikal në tregun e produkteve alkoolike në vend. Fërnet Liburn vjetërohet jo më pak se një vit në fuçi lisi Franceze.
Grada alkolike (% Vol): 40
Formatet e shisheve (Lit): 0.5, 0.7, 1.5
Category:
Likere .&. Kremra